Mbi 25 mijë të vdekur nga koronavirusi në Itali, 437 vetëm në 24 orët e fundit
Italia ka pësuar një ulje të viktimave nga koronavirusi krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë 437 persona, 97 më pak se një ditë më parë, duke e çuar në 25 085 numrin total të vdekjeve në shtetin fqinj.
Por edhe numri i të shëruarve është rritur, vetëm 2723 në 24 orë, duke eçuar në 54 323 numrin total të të shëruarve.
Ndërkohë në Lombardi që është më e prekura nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 161 të vdekur, duke e çuar në 12 740 numrin total të vdekjeve në këtë rajon.
Ndërkohë numri i të infektuarve është rritur me 1.161 më shumë se një ditë më parë. Në 24 orët e fundit në këtë rajon janë kryer 13 502 tamponë, nga të cilët 1161 rezultuan pozitiv. Që nga nisja e pandemisë në këtë rajon janë kryer rreth 300 mijë tamponë.