Mbi 3 mijë qytetarë kanë kryer falas koronarografinë

Janë 3.620 qytetarë që kanë kryer falas koronarografinë në spitalet publike dhe jopublike që nga 1 janari i këtij viti. Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se kjo është mundësuar nga mbulimi shëndetësor universal, që sipas saj përkthehet në ofrim shërbimi sipas nevojave të qytetarëve, me cilësi dhe të përballueshme nga të gjithë. Koronarografia është një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas, afër vendbanimit. “Zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore, duke lehtësuar pagesat nga xhepi për qytetarët”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?