Mbi 454 mijë qytetarëve u ka skaduar ID. Kujdes, afati i vlefshmërisë është fundi i muajit
Aktualitet E Martë, 23 Maj 2023 09:30
Mbi 454 mijë qytetarëve u ka skaduar ID. Afati për përdorim këtë herë u zgjat për shkak të zgjedhjeve dhe mosprivimit nga dhënia e votës.
Në rang bashkie, numri i votuesve me karta të pavlefshme arrinte në 20%.
Afati i vlefshmërisë së zgjatur është 31 maji.
Pas kësaj date, asnjë institucion nuk do t’i pranojë kartat e vjetra si mjet identifikimi.