Mbi 500 socialistë bashkohen me opozitën në Durrës. Basha: Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtët!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim në Durrës ku rreth 500 socialistë kanë braktisur partinë në pushtet për t’u bashkuar me opozitën.
Basha tha se shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit.
“Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t’ua prishin shtëpitë. Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona. Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtët. Njësoj nuk do të bëjë dallim mes të djathtëve e të majtëve kur të prishë 110 mijë shtëpi shqiptarësh. Sot na bashkon vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bashkuar për të botuar numrin 9.
Ky nuk është Durrësi i Dakos dhe bandave, por Durrësi juaj, i durrsakëve, i qytetarëve. Duke votuar nr. 9 ne do të bëjmë të mundur ta çlirojmë Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare, nga bandat e Dakos dhe nga betonizimi. Ndryshim për ju nuk do të thotë largim nga puna por largim të atyre që ju kanë trajtuar si skllevër. Mos kini frikë sepse më 25 prill mbaron koha e Ramës dhe fillon koha e shqiptarëve. Për 8 vite nuk kemi patur një qeveri të njerëzve”, tha Basha.