Mbi 67% e ujit të pijshëm nuk paguhet. Në shtator fillon pagesa me forcë.

 

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka folur për reformën e rëndësishëm në Ujësjellës Kanalizime, që do të fillojë në muajin shtator. Humbja ose mos pagesa e 67 % të ujit të prodhohet, sipas ministrit e bën të domosdoshme një reformë të thellë, që parashikon edhe përzgjedhjen e drejtuesve me kritere mjaft të forta.

“Reforma në ujësjellës kanalizimi, është reformë që do fillojë në shtator, është përgatitur paketa e plotë ligjor dhe institucionale. Kjo reformë do ofrojë shërbim shumë më cilësore për sa i përket cilësisë dhe aksesit në ujin e pijshëm. Do ketë një riorganizim institucional për sa i takon përgjegjësive që i takon aspekteve të ndryshme të ujësjellës kanalizimeve. Do ketë riorganizim të përzgjedhjes së menaxhimit dhe monitorimit të këtyre ndërmarrjeve. Proces transparent i filtrimit dhe përzgjedhjes së drejtuesve të këtyre ndërmarrjeve, sipas kritereve shumë rigoroze. Dhe besoj kjo reformë do sjellë një performacë shumë më të mirë se sa sot, një sektor shumë problematik, ku 67 % e ujit të prodhuar humbet, keqadministrohet ose nuk paguhet. Dhe besoj se nga kjo reforme do të përfitojë qytetari. Do të krijon mundësi për investime te reja, dhe për të arritur atë pjesë të qytetarëve që nuk kanë mundësi.”-tha Haxhinasto.

Një tjetër reformën e rrënjësore për dikasterin e transporteve do të jetë, edhe transporti ndërqytetës, me mjete moderne dhe terminale të reja.

“Reforma e transportit ndërqytetar, do synojë gjithë riorganizimin e gjithë operatorëve në këtë transport. Qëllimi është që ti afrohet qytetarit një shërbim cilësor i këtij transporti, me mjete të cilësisë të lartë, me linja të rregullta me komoditetin përkatës, apo me infrastrukturën ndihmë, me terminale e autobusëve. Si dhe një sistem i ribiletimi që do të bëjë të mundur dhe evitoje evazionin, dhe qytetari të paguajë për aq kilometra sa përshkon. Kjo reformë do ndikojë në cilësi tjetër për qytetarët.”-tha Haxhinasto.

Në lidhje me koncesionet e Rrugës së Kombit dhe të rrugës së Arbrit ministri Haxhinasto tha se janë në fazën përmbyllëse, dhe brenda këtij viti gjithçka do të jetë gati.

“Besoj në vjeshtë do të kemi, fazën përmbyllëse të tenderit për koncesionin e mirëmbajtjes, sepse tani është një koncesion për mirëmbajtjen por edhe me përfundimin e saj, sepse ka nevojë për disa investime kapitale që të përfundojë si vepër. Besoj kjo rrugë do të marr atë cilësi që meriton, sepse është një rrugë e rëndësishme për kombin dhe Evropën. Për koncesionin e rrugës së Arbrit jemi në fazën e diskutimit të disa aspekte teknike të kërkuara nga kompania kineze, që do e ndihmojnë atë të bëjnë ofertën zyrtare përfundimtare, bazuar nga këto informacion teknike”- tha Haxhinasto.

Kemi në proces shumë koncesione të tjera që i promovojmë, sepse duam të angazhojmë sektorin privat, të marrë pjesë në realizimin dhe menaxhimin e veprave publike, dhe të ofrojë më shumë mundësi dhe cilësi për qytetarët, duke u bërë partner dhe duke çliruar buxhetin e shtetit. / A1 Report

SHKARKO APP