Mbi 800 mijë euro drogë nga Shqipëria, arrestohet zyrtari i lartë maqedonas, në aksion dhe DEA Amerikane

Policia maqedonase, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, në një operacion anti-drogë në rrugën Pletvar-akavadar, rreth orës 14, ka sekuestruar 500 kilogram marijuahanë.

Mësohet se droga në vend ka hyrë nga Shqipëria, ndërsa në treg marijuhana e sekuestruar kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.

Në aksionin, i cili po vijon akoma në disa qytete, Prilep, Manastir, Rosoma e Kavadar, Alsat mëson se është arrestuar edhe kryeshefi i policisë në Prilep.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se detaje për aksionin disa ditor do të jepen gjatë ditës së nesërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?