Mbi 800 nxënës te shkolla “At Zef Pllumi” përballë rrezikut të aksidenteve
Mbi 800 nxënës që mësojnë në shkollën 9 vjeçare publike “at Zef Pllumi” përballen çdo ditë më rrezikun e aksidenteve për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme që të çon në dyert e këtij institucioni të dijes.
Ky aks, jo më shumë se 300 m, shënon trafik të rënduar sidomos në orët e para të mëngjesit, ku prindërit shoqërojnë fëmijët e tyre në shkolla, apo banorët e zonës së “Komunës së Parisit” nxitojnë në angazhimet e tyre të ditës. Rrugë është e ngushtë dhe me dy sense lëvizje, nuk ka trotuar, semaforë dhe sinjalistikë hortizontale e vertikale.Fëmijët janë të detyruar të kalojnë me automjeteve gjatë hyrjes dhe daljes nga shkolla.
Fëmijë: Për shkak të trafikut ne e kemi të vështirë të kalojmë nga një trotuar në tjetrin.
-Duhet të ishte një semafor dhe tabela. Dy efektivë të policisë ishin në dispozicion të lehtësimit të trafikut. Prindërit u shprehën të shqetësuar se ky aks është një kërcënim real për fëmijët e tyre.
Prindër: Kemi frikë. Rrugë e ngushtë. Ku do të futen ata? Kur u shtrua rruga, u ngushtua më duket.
-Unë me tension, duhet ta marrë dhe ta çoj fëmijën dy herë në ditë.
Drejtuesit e shkollën “At zef Pllumi” thanë se aksi është lënë i tillë që nga koha e nisjes së projekti të unazës së madhe ne vitin 2009. Në vitin 2013, stafi i shkollës i është drejtuar me një kërkesë bashkisë së Tiranës, ndërhyrjet e të cilës kanë qenë të pjesshme për shkak se projekti i unazës është kompetencë dhe investim i qeverise. Kjo kërkesë është ripërsëritur por Bashkia e Tiranës tha për Ora News që do të shqyrtojë me prioritet rastin në fjalë.
Por ky segment nuk është i vetmi problematik në këtë zone pasi disa metra më lart, në gjurmët e unazës së madhe, një lagje me një urbanizim të vrullshëm nuk ka akses në mbikalime për të frekuentuar shkollën, ndaj edhe këmbësorët lëvizin mes trafikut të automjeteve. Ora News

