Mbidozë droge, 37-vjeçari gjendet i vdekur në ndërtesën e braktisur
Aktualitet E Mërkurë, 4 Gusht 2021 00:30
Një 37 vjecar është gjetur i pajetë në një ndërtesë dykatëshe të braktisur në qytetin e Korçës.
Policia identifikoi viktimën si shtetasin Vangjush Profti.
Sipas policisë, dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga një mbidozë lënde narkotike, që dyshohet të ketë qenë heroinë.
37-vjeçari njihej nga banorët e zonës dhe nga policia si përdorues i lëndëve narkotike ndër vite.
KOHA JONË SONDAZH

