Mbijetesa e një bunkeri (FOTO)
Nga Artan Lame
Më 4 qershor, shkruajta gjatë për historinë e shpëtimin të bunkerit të L2B në hyrje të Pogradecit.
Sot punimet e devijimit të rrugës në atë zonë kanë avancuar dhe dëshiroj të publikoj disa imazhe të projektit që po zbatohet atje.
Do të jetë një prej pikave më të bukura dhe interesante të gjithë atij aksi rrugor (edhe kështu bajagi elegant), ku do ngërthehen bashkë si askund tjetër panorama, liqeni, historia, rruga, monumenti, shëtitorja, plazhi.
Tuneli panoramik që po ndërtohet aty, krijon mundësinë që makinat të mos humbasin peisazhin e liqenit dhe, nga ana tjetër, tuneli gjysëm i hapur, krijon mundësinë që Bunkeri përveçse të shpëtohet, edhe të integrohet me gjithë situatën e atjeshme, duke mos e fshehur nga pamja, siç do të ndodhte nëse do projektohej një tunel tërësisht i mbyllur.
Dua të falenderoj nga zemra mikun tim Afrim Qendro, nëndrejtor i përgj. i ARSH, i cili ka ndjekur personalisht jo vetëm projektimin por, ç’ka është më e rëndësishme, edhe realizimin e tij atje buze Liqerit.
Shënim: I vetmi i munguar i madh në gjithë këtë proces, ka qenë IMK (!!!)
Kujtesë: Një tjetër bunker edhe me më shumë vlerë, gjendet mu në qendër të Tiranës, brenda territorit të Kalasë. Eshtë i kohës së LIB, i vitit 1916, austriak dhe, e vetmja fortifikatë e LIB që ka mbetur ende në të gjithë Shqipërinë (!!!)
Pyetje: Afrim, si i bëhet që të kalojmë një rrugë edhe te Kalaja, që kështu të shpëtojmë edhe Bunkerin e Tiranës? 🙂

