Mbingarkesë në spitalet covid, Ministria e Shëndetësisë publikon raportet e vizitave për 1 vit

Shpërndarja e të infektuarve me Covid-19 ka nisur edhe në spitalin e Elbasanit, ku priten të vendosen personat që kanë nevojë për kujdes shëndetësor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për numrin e vizitave përgjatë një viti që prej nisjes së pandemisë. Përqindjen më të madhe të vizitave e kanë zënë ato të sëmundjeve kronike, e ndjekur nga vizitat dhe kontrollet akute, ndërsa vizitat për Covid-19 zënë vetëm 6% të vizitave totale, raporton gazetarja Anxhela Celibashi.

Muaji që ka pasur më pak vizita në të gjithë spitalet e vendit ka qenë prilli, një muaj pas evidentimit të rasteve të para të të infektuarve.

Gjithashtu në studim kanë zënë vend edhe përqindja që kanë zënë rastet e lehta apo ato të moderuara. Rezulton se format e lehta kanë zënë 5% të spitaleve Covid, format e mesme 12%, format e rënda me 55% dhe format shumë të rënda 28%.

Procesi i vaksinimit vijon ende, ndërkohë që nga dy marrëveshjet e firmosura për të siguruar vaksinën  pritet që të vaksinohen 800 mijë qytetarë shqiptarë. Sipas autoriteteve të shëndetësisë, fushata e vaksinimit të popullatës pritet të përfundojë brenda 14 muajve.

SHKARKO APP