Mbipopullim dhe ushqim i keq, kërkohet mbyllja e dy burgjeve

Kushtet në të cilin ndodhet burgu i Sarandës dhe ai i Burrelit ka vënë në lëvizje Avokatin e Popullit, i cili ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të këtyre institucioneve. ”Rekomandim për mbylljen e menjëhershme të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Sarandë, në vijim të rekomandimit me shkresë nr.K4/I88-2 prot, datë 28.12.2017”.

Po ashtu në mars të këtij viti, Avokati i Popullit ka kërkuar edhe mbylljen e burgut të Burrelit, me një numër të konsiderueshëm të dënuarish. Sipas dokumentit, rezulton se rekomandimi për mbylljen e këtij institucioni është përsëritur brenda dy viteve përfshirë vitet 2017-2019.

Në rekomandimet e Avokatit të Popullit, kërkohet përmirësim i kushteve të të dënuarve dhe paraburgosurve në Berat, 302 Mine Peza Tiranë, Vaqarr, Tepelenë, Shënkoll Lezhë, Tropojë dhe burgun e grave në Ali Dem. Prej vitesh mbipopullimi, kushtet higjeno-sanitare dhe ato të ushqimit kanë qenë ndër problemet e konstatuara në burgje, denoncuar edhe nga vetë të burgosurit ndërsa hapja e burgut më të ri në Rec të Shkodrës ka zbutur këtë situatë por pa dhënë zgjidhe përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?