Mbjellin 4 mijë rrënjë kanabis edhe në Kalanë e Ali Pashës

Gati 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Sarandës. Nga njoftimi i policisë kuptohet se kultivuesit nuk kanë kursyer as kalanë e Ali Pashë Tepelenës në fshatin Livadhja.

Operacioni i asgjësimit dhe më pas djegies së bimëve narkotike është kryer në dy fshatra.

Gjithsej janë asgjësuar rreth 9841 rrënjë kanabis

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të cilat: Në fshatin Ninat – Bashkia Konispol, janë asgjësuar 5841 rrënjë bimë narkotike,
prej të cilave: – 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm. – 1818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5 – 9 cm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave: – 2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm. – 2000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.

U bë asgjësimi i tyre me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?