Mbledhja e borxheve të CEZ, Neritan Sejamini: SPAK po heton edhe disa kompani të mëdha
Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se në procesin e mbledhjes së borxheve të të energjisë të ish-kompanisë CEZ gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Berisha, nuk ishte vetëm DIA e administruar nga Kastriot Ismailaj, por edhe kompani të tjera. Ai përmendi kompaninë e një oligarku, për të cilin tha se ka bërë kërdinë me mbledhjen e borxheve të energjisë që kishin entet shtetërore si dhe bizneset e abonentët familjarë.
Biseda në studio
Sejamini: Ai ishte DIA e vetmja që mblidhte borxhet dhe a po i heton prokuroria. Unë di se DIA nuk është kompania më e madhe, është kompania e një oligarku që bëri kërdinë. Pyetja ime është: Kompania e atij oligarkut a po hetohet?
Hoxha: Është hetuar DIA se kishte volumin më të madh dhe se mblodhi më shumë se ai oligarku që thua ti. Ishin edhe disa pronarë mediash. Kompanitë e tjera u futën kur e panë se ishte lek i madh. U futën oligarkët.
Sejamini: Kështu ecën një biznes. Po e marr të mirqëqenë që prokuroria po heton, që Meta është i pafajshëm. A i dalin prokurorisë që ka edhe edhe kompani të tjera, se edhe ato do të dalin të korruptuara. A po heton këtë krim prokuroria, apo vetëm z. Meta?
Rakipi: Po më shkruajnë që janë 5 kompani të fuqishme.
Sejamini: Që ne të bindemi që ky nuk është hetim politik dhe SPAK është i paanshëm ai duhet të na thotë se ka hetuar edhe kompani të tjera.
Hoxha: SPAK po heton vetëm ministrat dhe ish-kryeministrat. Për kompanitë e tjera, prokurorja që u rrëzua në vetting, Antoneta Sevdari, u largua nga detyra dhe ajo ka qenë duke hetuar të gjitha kompanitë. Ky hetim është pushuar. SPAK e ka marrë të gjithë fashikullin dhe nuk dihet se ku do të shkojë.
Sejamini: A do të hetohen të gjithë, përveç z. Meta?