Mbledhja e grupit parlamentar/ Balliu: Lajm i mirë, edhe pse nuk janë bërë hapa konkrete drejt bashkimit
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu e cilëson si një ditë të mirë për grupin parlamentar të PD-së mbledhjen këtë mëngjes, por edhe duke marrë parasysh rikthimin e Sali Berishës në seli. I ftuar në ”Open”, Balliu tha se ende nuk janë bërë hapa konkrete drejt bashkimit.
“Sot është një ditë e mirë që grupi parlamentar më në fund u mblodh në seli. Ky është hap përpara drejt bashkimit.
S’bie dakord që nuk kemi bërë hapa konkrete drejt bashkimit. Secili ka mendimin e vet dhe duhet të gjejë strukturat për ta mbështetur. Debati duhet të ekzistojë brenda selisë, por realiteti politik sot është ky.
Komisioni i Rithemelimit shkrihet me 30 prill. Procesi nëpër degë vazhdon por askujt nuk i është ndaluar të votojë”.