Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të komanduar ka nisur me tensione.

Me thirrje në gjuhën greke, banorët përzunë nga mbledhja prefektin e Vlorës Vangjel Tavo, ndërsa njëri prej tyre e pështyu në fytyrë.

Një nga banorët, i revoltuar ka pështyrë në fytyrë prefektin, i cili ruajti qetësinë.

Këshilli Bashkiak i Himarës do të vendosë sot me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Pas dorëheqjes nga burgu të Jorgo Goros nga posti i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Mbështetësi i Fredi Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon! Çfarë ndodhi në mbledhjen e tensionuar

SHKARKO APP