Mbledhja e Këshillit të Ministrave, ministrja Ibrahimaj: Amnistia fiskale nuk është parashikuar
Në mbledhjen e kësaj të hëne, Këshilli i Ministrave miratoi projektbuxhetin për vitin 2023. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tha se ky projektbuxhet parashikon konsolidim fiskal duke reduktuar borxhin, normat e deficiti dhe duke parashikuar një bilanc primar pozitiv. Brahimaj theksoi se është ulur parashikimi për rritjen ekonomike, por do të mundësojë hapësira që ekonomia të përballojë rreziqet.
“Me buxhetin do të vijojmë konsolidimin fiskal duke reduktuar borxhin, normat e deficitit dhe duke parashikuar një bilanc primar pozitiv. Projektbuxheti reflekton këto para metra makroekonomike, parashikojnë një recesion teknik të vendeve të BE dhe ne kemi ulur parashikim në 2023 nga 3.3% në 2.6 %. Ky projektbuxhet do të bëjë të mundur të krijojë hapësira që ekonomia të përballojë të gjitha rreziqet duke krijuar hapësira për çdo goditje në të ardhmen. Pr.buxheti do prezantohet në detaje se çfarë parashikon si zëra kryesorë. Ky buxhet do të vijojë të mbështesë mos rritjen e çmimeve te energjisë elektrike për konsumatorët familjarë e bizneset e vogla dhe shtresat në nevojë”.
Po ashtu Brahimaj njoftoi edhe se amnistia fiskale nuk është parashikuar në buxhetin e miratuar, pasi është në konsultim me grupet e interesit. “Amnistia fiskale nuk është parashikuar në projektbuxhetin e miratuar, është ligj që është në konsultim publik me palët e interesit dhe nuk e kemi ende një datë për miratimin e këtij ligji. Ne po punojmë paralelisht të hartojmë bazën nënligjore që kur të arrijmë në një ligj final të kemi gati infrastrukturën për zbatimin e këtij ligji”.
Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkommbëtar (FMN) në Shqipëri, Yan Sun tha gjatë konferencës për shtyp këtë të hënë, tha se vendi nuk është gati për amnistinë fiskale. Për të ekziston mundësia e pastrimit të parave dhe terrorizmit.