Mbledhja e Këshillit të PD sipas këndvështrimit tim!
Nga: Alban Daci
Mbrëmë pata kënaqësinë që në mesin e dhjetëra të tjerëve të ishim anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Për shumë nuk do të thotë gjë e për disa të tjerë ndoshta do të thotë vetëm oportunitet, por mua e të tjerë si unë do të thotë jashtëzakonisht shumë. Këtë e them për disa arsye:
1. Së pari, në vijmë nga jashtë e konsiderohemi Diasporë dhe angazhimet të tilla për ne janë mirënjohje, por edhe përgjegjësi reale për të kontribuar për PD dhe për Shqipërinë.
2. Për ne të djathtët historik dhe po ashtu edhe ish-të persekutuar, PD është simboli i lirisë dhe i sakrificave për demokratizim të vendit dhe europianizimin e tij. PD ka qenë gjithmonë shtëpi jonë dhe kur ajo na mirëpret e na vlerëson kënaqësia është e jashtëzakonshme dhe zelli për të kontribuar është pa cak.
Unë, mbrëmë isha aty në mesin e qindra demokratëve të tjerë të palëkundur për të sfiduar pushtetin, por edhe për ta ngritur PD në piadestalin e merituar.
Kurrë nuk kam pa aq shumë të rinj e të reja në një mbledhje të Këshillit Kombëtar e po ashtu në përbërjen e Kryesisë. Kurrë skam parë që korridoret e PD të buqasin nga të rinjtë e të rejat. Pushteti apo shërbëtorët e tij sigurisht do të ishin më dhimbje koke për evente të tilla. Të pakënaqurit nga radhët e PD të vetëdijshëm për vetë përjashtimin e tyre do të vendoseshin në shërbim për të marr këstin e radhës tek Pushteti për të për baltosur ish logon e tyre.
Isha aty dhe ndoqa me shumë vëmendje fjalimin e Bashës tek i cili konstatova:
1. Qëndrueshmëri të pa lëkundur për t’u përballur me pushtetin
2. Sinqeritet përulës ndaj demokratëve
3. Forcën për ta çuar PD në fitore nga sfidat e kohës.
A kishte risi mbledhje e djeshme e Këshillit Kombëtar? Sigurisht e e këto janë emrat e figurave të reja që tashmë janë arsenali i ri PD për të korrur fitore.
Mes emrave që u zgjodhën anëtar të Kryesisë ai që meriton të përmendet është Gerti Bogdani, i cili me koherencën e tij, formimin e tij është një alternativë e rëndësishme e fortë për Tiranën, atë Tiranë që e meritojnë së pari vetë tiranasit e po ashtu edhe krejt shqiptarët.
Ka edhe mjaft emra të tjerë që mund të veçohen nga zgjedhjet dhe procesi i rinovimit të PD. Proceset e rinovimit tek çdo parti edhe tek vendet më demokratike nuk janë perfektë dhe kanë nevojë për kritika. Proceset e rinovimit në partitë shqiptar është proces i vështirë.
Dje PD dëshmoj edhe njëherë se është e gatshme të vazhdoj në rrugën e përballjes dhe të sfidës me pushtetin.