Mbledhja e kryesisë/ Spaho zbulon si do vijojë aksioni opozitar
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho komentoi në Syri Tv mbledhjen e kryesisë dhe tregoi se si do të vijojë aksioni opozitar.
Spaho deklaron se diskutuan për nevojën e forcimit dhe rritjes së mëtejshme të kontakteve me qytetarët, të evindentimit të shqetësimeve kryesore që ka shoqëria jonë sot, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e programit elektoral në zgjedhjet e ardhshme.
Ai shtoi se paralelisht me këto, do punojnë dhe për thellimin e mëtejshëm të aksionit opozitar pasi kjo protestë nuk do jetë e vetmja.
“Çështja e parë që u diskutua është ajo e bashkimit të Partisë Demokratike por dhe e opozitës.
Veprime këto të cilat efektin e parë e dhanë në protestën e 20 shkurit , në rritjen dhe frymën e reagimit qytetar i cili u pasqyrua në numrin e jashtëzakonisht të madh të pjesëmarrësve.
Pati jo vetëm anëtarë dhe simpatizanë të partive, Partisë Demokratike në radhë të parë por edhe atyre opozitare, kishte dhe qytetarë të tjerë, me ose pa parti, që reflektuan gjendjen e vështir ekonomike dhe shoqërore të vendit, nevojën e madhe për ndryshim si dhe treguan që në tërëzi njerëzit janë të gatshëm të ndjekin këtë rrugë… deri sa të shkaktojnë ndryshimin.
Në këtë kuadër, ne diskutuam për nevojën e forcimit dhe rritjes së mëtejshme të kontakteve me qytetarët, në qytet dhe në fshat kudo ku ata janë , të evindentimit të shqetësimeve kryesore që ka shoqëria jonë sot, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e programit elektoral që do paraqesim në zgjedhjet e ardhshme.
Paralelisht me këtë, do punojmë dhe për thellimin e mëtejshëm të aksionit opozitar pasi kjo protestë nuk do jetë e vetmja, do ketë dhe protesta të tjera, si të nivelit kombëtar, ashtu edhe lokal.”- tha Spaho.