Mbledhja e qeverisë nis me dy emra të rinj në kabinet
Prezantohen dy zv.ministrat e rinj Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni. Këta të fundit janë emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, si zv.ministrat e rinj të Drejtësisë.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Klajd Karameta emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE