Mbledhja maratonë e qeverisë në Golem, zbardhen porositë e Ramës për ministrat

Zbardhen detaje nga mbledhja e kabinetit qeveritar që po mbahet sot në Golem.

BW bën me dije se gjatë mbledhjes në fjalë kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave dhe kryebashkiakve që të jenë më shumë të angazhuar në përballimin e pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima.

Aktualisht mbledhja, e cila nisi në orën 9:00, vijon me dyer të mbyllura. Mes të tjerash kreu i qeverisë po bën edhe një analizë për secilën ministri për 6-mujorin e dytë të këtij viti që po mbyllet.

SHKARKO APP