Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Bushati: Do të krijojmë tregun e përbashkët

Mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” është i ftuar ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Në qendër intervistës është mbledhja e dy qeverive sot në Pejë, tarifat doganore, marrëdhëniet me Greqinë pas vrasjes në Bularat, kufiri detar mes dy vendeve, arratisja e Gruevskit nga Shqipëria dhe tensionet në Ballkan.

Ai tha se disa çështje nuk janë zgjidhur për shkak të neglizhencës apo interesave klienteliste në të dy anët e kufirit, por në tërësi bashkëpunimi ka njohur përmirësime, ndërsa renditi disa marrëveshje.  ‘Sot jemi në kushtet ku bashkëpunimi mes dy vendeve konsiderohet strategjik. Janë vendosur disa trase të rëndësishme që ne duhet të ndërmarrim veprime konkrete në fushën e tregut për heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore.

Ka pasur neglizhenca në të dy anët, për disa raste ka munguar vullneti për të çmontuar disa interesa lokaliste apo kleinteliste, por në tërësinë e saj marrëdhënia me Kosovën ka njohur përmirësime. Brenda 6 mujorit të parë të 2019 të hiqet tarifa për roaming. Do të krijohet një pikë doganore në portin e Durrësit. Do të hiqen tarifat, do të zerohen barrierat. Do të hiqen 42 licenca që u nevojiten prodhuesve nga të dy anët e kufirit për të dalë në treg. Po krijojmë tregun e përbashkët” deklaroi Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?