Mbledhje e jashtëzakonshme në Akademinë e Shkencave

Pas ultimatumit të Edi Ramës se do linte pa “asnjë qindarkë” ASH-në dhe fill pas zgjedhjeve të zhvilluara, Akademia e Shkencave, ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë. Kryesia e ASH-së me propozim të sekretarit shkencor thërret mbledhjen e jashtëzakonshme dhe të zgjeruar të asamblesë së Akademisë së Shkencave, me këtë rend dite:

1. Ngritjen e komisionit të akademikëve për të gjitha çështjet e reformës institucionale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësimi dhe negocimi nga asambleja e akademikëve.

Mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë datë 11 shtator 2017, ora 11. 00 në sallēn “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Merrni masa për pjesëmarrjen! Kryesia e Akademisë së Shkencave”, thuhet në njoftimin zyrtar të Akademisë së Shkencave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?