
Aktualisht po zhvillohet një mbledhje e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Kjo mbledhje e Qeverisë është jashtë radhës, për të bërë ndryshime në buxhet.
Po ashtu mësohet se mbledhja po zhvillohet për aktin normativ për shpërblimin e pensionistëve në pranverë.
Ndërkohë nuk ka informacione nëse mbledhja e Qeverisë po drejtohet nga kryeministri Edi Rama apo nga zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku.
