Mblidhet grupi i dialogut për votën e diasporës, komisioneri Celibashi: Bëhet përmes aplikacionit

Këtë pasdite është mbledhur në Kuvend grupi i dialogut mazhorancë-opozitë për të vijuar diskutimet për votën e diasporës, ku pjesëmarrës është edhe kreu-së i KQZ, Ilirian Celibashi. Pjesë e diskutimeve janë mënyra e votimit, çështja e regjistrimit të votuesve nga jashtë, si dhe siguria e votimit.

Opozita ka shprehur kundërshtitë e saj për votën e diasporës përmes postës. Grupi i diskutimit pritet që pas Celibashit, të ketë dëgjesa dhe me institucione të tjera që kanë lidhje me votën e diasporës.

Celibashi propozon që vota e diasporës të realizohet përmes një aplikacioni, i cili do të ruajë anonimatin dhe do të ketë të gjitha garancitë që parashikon ligji. Në një prononcim për mediet, Celibashi ka sqaruar dhe propozimin e tij për votën e diasporës.

”Për mua mënyra më e mirë është ajo e dërgimit të fletës së votimit përmes një aplikacioni. Procesi është i garantuar nga ana teknike, i kriptuar i gjithë komunikimi. Ata që e njohin teknologjinë e informacionit e kuptojnë se kjo është e bëshme.

Votuesi që e merr fletën në llogarinë e vetë, ku ka bërë regjistrimin si votues, mund ta ridërgoj fletën në KQZ përmes këtij sistemi, por edhe mund ta printojë, ta fusi në zarf dhe ta nisi me postë këtu në KQZ. Procesi i regjistrimit të atyre votuesve që duan ta ushtrojnë të drejtën e votës jashtë Shqipërisë, mund të regjistrohen dhe në opinionin tim duhet të regjistrohen ën KQZ përmes një platforme që do ta ndërtojë ky institucion”, tha Celibashi.

SHKARKO APP