Mblidhet grupi parlamentar i PS, ja cilat çështje janë në fokusin e socialistëve

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur paraditen e sotme.

Kjo mbledhje e socialistëve drejtohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Rama nuk është i pranishëm.

Mësohet se në fokus të kësaj mbledhje do të jetë i gjithë aktiviteti parlamentar dhe vëmendja që do të ketë mazhoranca përgjatë kësaj jave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida kryesore mbetet jo vetëm zgjedhja e anëtarësisë për Komisionin e Posaçëm Anti-Korrupsion, por edhe mundësia për dialog me opozitën duke pasur parasysh se socialistët e votuan të vetëm ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion javën e shkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kësaj mbledhje pritet të zhvillohen edhe diskutime për Reformën Zgjedhore, pasi grupi i punës ende nuk ka arritur të ketë finalizim të disa prej çështjeve kryesore që lidhen me votën e emigrantëve dhe mënyrën si mund të votojë diaspora. Ende nuk ka produkt final për të cilën mund të ketë dakordësi mes palëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?