Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, betohen këshilltarët

Këshilli i ri i Bashkisë së Tiranës, i dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit, është mbledhur paraditen e sotme, nën drejtimin e anëtarit më të vjetër, Njazi Kosovrasti. Me ndarjen e re territoriale, Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga më shumë këshilltarë, pasi nga 55 këshilltarë tashmë do të ketë 61 të tillë, pra i janë shtuar 6 anëtarë këshilli.

Mësohet ndërkaq se kryetari i zgjedhur, Erion Veliaj do të përshkojë më këmbë rrugën nga Selia e Partisë Socialiste drejt Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak që pritet të zgjasë 2 deri në 3 orë janë të pranishëm edhe 5 klerikë.

Drejtuesi i mbledhjes, Njazi Kosovrasti theksoi rëndësinë që çdo këshilltar i Bashkisë të vihet në dispozicion të kryetarit dhe qytetarëve, për të bërë më të mirën për qytetin. “Ju uroj të gjithëve ju për ardhjen si këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Të vihemi në dispozicion të qytetarëve dhe kryetarit të Bashkisë, në mënyrë që të gjithë së bashku të bëjmë atë që vlerësojmë se është më e mira për qytetin tonë. Urimi më i mirë është që të jemi sa me të suksesshëm në këtë detyrë që kemi përpara me veten dhe qytetin tonë”­ deklaroi Kosovrasti.

Më pas mbledhja vijoi me ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve të këshilltarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës…. (vijon).

SHKARKO APP