Mblidhet KLP

Sot mblidhet për herë të parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një nga organet më të rëndësishme të drejtësisë.  Mbledhja do të zhvillohet në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësië dhe do të ketë këtë rend dite:

1. Miratimi i rregullave për zgjedhjen e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

2. Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Miratimi i vendimit deklarues me datën e krijimit të Këshillit;

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Hedhja e shortit për përcaktimin e antarëve jo prokurorë, që do të shërbejnë me një mandat 3 -vjeçar

5. Hedhja e shortit për përcaktimin e anëtarëve prokurorë, që vijnë nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe ato të apeleve, që do të shërbejne me një mandat 3 – vjeçar;

6. Mbledhja është e hapur dhe njoftohen të gjithë anëtarët të jenë pjesë e kësaj mbledhjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?