Mblidhet komisioni i sigurisë, raportohet për SHÇBA-në

Funksionimi i institucionit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave për policinë e shtetit ishte tema kryesore e diskutimit në komisionin e sigurisë, ku i thirrur për të raportuar ishte drejtori i këtij dikasteri, Muhamet Rrumbullaku.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura u evidentuan mungesat që institucioni ka, të cilat kanë të bëjnë me mungesa infrastrukturore, mungesa të burimeve në njerëz dhe të fondeve.

Nga drejtori i SHÇBA-së u kërkua që për institucionin që drejton të ketë mbështetje më të madhe nga kuvendi për miratimin e një ligji për dhënie kompetencash, dhe zgjerimin e fondeve për të plotësuar infrastrukturën që mungon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë mbledhjes së komisionit ishte dhe procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë që njihet dhe ndryshe si vettingu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga drejtuesi i SHÇBA-së u kërkua që të rriten kapacitet njerëzore për vlerësimin e punonjësve të policisë, ndërsa theksoi nevojën që ky institucion të kryejë vlerësim të përhershëm të punonjësve të policisë, jo vetëm për periudhën kalimtare.

Komisioni i sigurisë u drejtua deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ku të pranishëm ishin përfaqësues të mazhorancës, ndërsa nga opozita ishte vetëm deputeti Myslym Murrizi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?