Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, jo test covid-i për pasagjerët nga Kina

Pas shumë kohësh pauzë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në vendimin se nuk ka nevojë për paraqitjen e testit negativ, për pasagjerët që vijnë nga Kina, ndonëse një masë e tillë është aplikuar në SHBA apo vende të tjera të Europës.

Rritja e numrave në Kinë, aty ku dhe ishte epiqendra e virusit, ka bërë që ky Komitet të mblidhet sërish se deri më tani nuk është e nevojshme për shtimin e masave. Në analizën e tyre, thuhet se situata epidemiologjik në Shqipëri paraqitet e mirë.

“Komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së. Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP