Mblidhet Kryesia e PS, Vangjush Dako mbërrin i vetëm

Kryeministri Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste vetëm pak kohë pas firmosjes së anulimit zyrtar të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga ana e presidentit Meta.

Kujtojmë se një ditë më parë Rama paralajmëroi nga Burreli se me lëvizjen e bërë për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti Meta e humbi të drejtën për të qenë përsëri në zyrën aktuale.

Ndërkohë në Kryesinë e PS ka hyrë edhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili së fundmi është bërë shënjestër e sulmeve të opozitës pas disa përgjimeve të publikuara në gazetën gjermane Bild.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë në mbledhjen e socialistëve do të diskutohen hapat që do ndërmerren pas vendimit të presidentit Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta në deklaratën e tij, ditën e sotme ka thënë se data e re e zgjedhjeve duhet të caktohet me marrëveshje politike, ndërsa nga ana tjetër Partia Socialiste ka thënë se zgjedhjet nuk do të shtyhen pavarësisht vendimit të presidentit.

Sipas burimeve, socialistët do të përgatisin procedurën për shkarkimin e Metës me dy të tretat e votave të Parlamentit.

Arsyet dhe procedura e shkarkimit të Presidentit parashikohen në nenin 90 të Kushtetutës. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?