Mblidhet sot Komisioni Hetimor i Koncesioneve në Shëndetësi, ja 3 dëshmitarët që do të merren në pyetje

Këtë të martë do të mbahet vetëm një mbledhje komisioni në Kuvend. Mësohet se do të mblidhet Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, në orën 11:00. Anëtarët e Komisionit Hetimor do të zhvillojnë një seancë dëgjimore me dëshmitarët, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me koncesionet.

Konkretisht, do të dëshmojnë Genc Byrazeri, Eduart Ahmeti dhe Spartak Zekja. Më herët, ky komision ka marrë dëshmitë edhe të zyrtarëve dhe të dëshmitarëve të tjerë në lidhje me koncesionin e “Check Up”-it dhe atë të sterilizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?