Mblidhet sot Parlamenti Europian, betohet si eurodeputet edhe Fredi Beleri

Parlamenti Evropian konstituohet sot në mbledhjen e parë që nga zgjedhjet e qershorit, me një të djathtë ekstreme të përforcuar që kërkon më shumë ndikim në asamble.

720 ligjvënësit e sapozgjedhur mblidhen sot në Strasburg për seancën e parë plenare të legjislaturës së 10-të, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe Fredi Beleri. Ky i fundit mori leje nga burgu i Fierit ku vuante dënimin, për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Eurodeputetët do të votojnë të martën për presidentin e parlamentit me seli në Strasburg të Francës, me kryetaren aktuale, 45-vjeçaren konservatore malteze Roberta Metsola, që pritet të fitojë një mandat tjetër dyvjeçar e gjysmë. Metsola, politikania malteze, ka udhëhequr institucionin që nga fillimi i vitit 2022. Votimi do të pasohet nga zgjedhja e 14 nënkryetarëve.

Të enjten deputetët e PE do të votojnë nëse do të zgjedhin Ursula von der Leyen si presidente të Komisionit Evropian për një mandat të dytë.

SHKARKO APP