Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:32 Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin Ylli i Real Madridit pranon se komentet e tij ishin të papërshtatshme, ndërsa polemikat në Kinë kanë sjellë anulimin e disa kontratave reklamuese. Edhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mblodhën 38 mijë euro për ta dërguar në Turqi, Covid-19 i merr jetën mësuesit! Myftiu: Model i pastërtisë

Aktualitet E hënë, 27 Korrik 2020 10:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një mësues nga Shkodra, 39-vjeç, ka humbur betejën me Covid-19, duke u bërë viktima e 139 në vend. Mësohet se mësuesi i cili ushtronte profesionin e tij në Medresë e Shkodrës, ka qenë i shtruar në Tiranë, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij është komplikuar ndjeshëm.

Gazion Rusi ka qenë i shtruar në spitalin ”Shefqet Ndoqi”, aty ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t’ia hedh kësaj sëmundje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Para 20 minutash
E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Para 45 minutash
GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Para 1 ore

Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 38 mijë euro në afro 12 orë. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s’e fitoi dot betejën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, përmes një postimi të ndjerë në facebook, thotë se shembulli Gazioni mbetet modeli i pastërtisë, i moralit, i përkushtimit, i sakrificës në heshtje, i lodhjes me buzagaz, i vullnetarizmit ndërtues, i fjalës së ëmbël, i këmbënguljes për më të mirën.

Postimi i plotë

“I dashtun Gazjon..!
(çdo fjalë e mirë për ty, nuk është kurrë e tepërt…)

Herën e kaluar, kur para pak ditësh folëm, ti mezi merrje frymë, megjithatë njerzilleku jot dominoi mbi realitetin… Edhe në atë telefonatë, mirësia e jote e natyrshme qëndroi mbi sprovën tënde; nuk e lejoi të dilte mbi virtytin tënd..!

Ishe i njëjti, si përherë! Ashtu si të njoha që para shumë e shumë vitesh në xhaminë e Tophanës, në aktivitetet e panumërta, përgjatë orëve të gjata të punës së përbashkët për sa e sa botime e punë me dobi për komunitetin, në shërbimet e tua plot pathos, në zellin e papërshkrueshëm në organizimin e djemve, por jo vetëm…

Gjatë këtyre ditëve je përherë e më shumë në hatrin tim, sepse lëngata e jote na ka përfshirë të gjithëve në një vorbull reflektimesh e heshtjeje meditative mbi jetën, besimin, sprovat, miqësinë, vllazninë pa hile e me shumë dedikim zemre (si ajo, që përherë ke rrezatuar dhe vazhdon të na dëshmosh), përkushtimin në familje, atë me amanetin e familjeve shkodrane në Medresenë tonë, me xhematin, me krejt ata që të njohin, e që patjetër do të më miratojnë me një lëvizje koke plot dashamirësi, që përkthehet në një lutje të sinqertë për ty!

Në shoqërinë tonë të brishtë, shembulli jot mbetet modeli i pastërtisë, i moralit, i përkushtimit, i sakrificës në heshtje, i lodhjes me buzagaz, i vullnetarizmit ndërtues, i fjalës së ëmbël, i këmbënguljes për më të mirën!

Sot, të gjithë të përmendim me një lutje, me një shqetësim legjitim, me një kujtim të mirë, me një shpresë që nuk venitet, me një dëshirë të papërshkrueshme që dikush të na lajmërojë: Ia hodhi, elhamdulilah..!

Sot, të gjithë jemi në sprovë me vetveten, kur përmendet rasti yt, krejt jemi të ftuar të lutemi për ty, siç lutet vëllai për vëllanë e tij, pas shpine, duá, të cilës meleku i thotë: Amin!

Sot, krejt jemi në borxh moral e vëllazëror me ty, për çka, çdo gjë që jepet sot për ty, është në realitet një kontribut për të mirën dhe shembulloren në këtë jetë kalimtare, ku përherë e më shumë duhet të japim e të bëjmë për vlerat e shembujt!

Sot… Le të ngelen ca fjalë pa u thënë, sepse çdo fjalë e mirë për ty, nuk është kurrë e tepërt!

All-llahu ta lehtësoftë e qoftë razi me ty, Gazjon Rusi!

Imam Muhamed B. Sytari

Shkodër, më 26 korrik 2020”-shkruan myftiu.

Etiketat e lidhura

Covid-19Medrese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin
Para 2 minutash

Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër
Para 2 minutash

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar
Para 17 minutash

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
Para 20 minutash

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 23 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 4 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.