Mbrëmje Gala – Mbyllet kompeticioni i aeronautikës, shpallen fituesit e Albania Open
Edicioni i 17-të i Albania Open ka kulmuar të shtunën me një mbrëmje gala në qytetin bregdetar të Vlorës.
Kompeticioni më i rëndësishëm i aeronautikës në Europë shpalli fituesit pikërisht në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe shumë personalitete nga bota e politikës, sportit, artit e kulturës në vendin tonë.
Fituesit në disiplinën e distancës
Vendi i parë në disiplinën e distancës, Ardall Celina
Vendi i dytë në disiplinën e distancës, Shkumbin Vula
Vendi i tretë në disiplinën e distancës, Xhonatan Islami
Fituesit në disiplinën e preçizionit
Vendi i parë, disiplina e preçizionit, Xhonatan Islami
Vendi i dytë, disiplina e preçizionit, Hizdri Gubetini
Vendi i tretë, disiplina e preçizionit, Sidrit Deda
Një eveniment i cili për të 11-in vit rradhazi pati mbështetjen mediatike të RTV Ora News, që nëpërmjet stafit dhe gazetarëve mbuloi të gjitha zhvillimet e një sporti që pasqyron më së miri të gjitha vlerat dhe mrekullitë e rivierës shqiptare, ashtu si pak herë shfaqen, nga qielli.
115 pilotë, ndër të cilët 12 femra, nga të gjitha vendet e botës garuan dhe sfiduan njëri-tjetrin për të përcaktuar se kush do të ishte mbret ose mbretëreshë e lartësive.
Megjithëse kushtet atmosferike nuk ishin ndër më idealet, me rrymat ajrore që ia vështirësuan detyrën pilotëve, u zhvilluan 3 raunde emocionuese, ku luftohej për çdo cm.
Pati shpesh herë ndryshim rezultati, pritshmëri që u përmbushën, por edhe parashikime të cilat nuk gjetën përgjigje, surpriza e befasi.
Pavarësisht elementëve cilësor ndërkombëtar, një paraqitje mjaft të mirë dhe dinjtioze dhuruan pilotët nga Shqipëria e Kosova dhe në mbrëmjen gala që do të ndezë dritat e skenës sot në orën 21:00, përveç fituesve të këtij kompeticioni do të kurorëzohen edhe kampioni kombëtar i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.
Një turne mbresëlënës në të gjitha drejtimet, ndërsa vlen për tu theksuar se vitin e ardhshëm në Shqipëri do të zhvillohet kampionati botëror i Aeronautikës dhe Ora News ashtu si ka bërë për më shumë se një dekade, do të jetë e pranishme në lartësitë e qiellit.
KOHA JONË SONDAZH

