Mbretëresha Elizabeth II në gjendje të rëndë, Britania e Madhe është në ankth

Britania e Madhe është në ankth për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth II. Buckingham Palace me një deklaratë njoftoi se sundimtarja është nën mbikëqyrje mjekësore në kështjellën Balmoral në Skoci, pasi mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj.

“Pas vlerësimeve të mëtejshme paraditen e së enjtes, mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj dhe kanë rekomanduar që Mbretëresha të jetë nën mbikëqyrjen e tyre”, thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror.

Siç mësohet, Princi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla kanë mbërritur në Balmoral, e po ashtu Princi Ëilliam është nisur për aty.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë sundimit 70-vjeçar, Mbretëresha ka zhvilluar tradicionalisht një audiencë me kryeministrat e rinj në Buckingham Palace. 96-vjeçarja ka qenë me pushime në shtëpinë e saj në Skoci që prej muajit korrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?