Mbrojtja Civile shkresë policisë dhe bashkive: Merrni masa për zjarret!

Vatrat e zjarrit në disa zona të vendit kanë bërë që Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, t’i drejtojë shkresa 61 bashkive, 12 prefektëve dhe Policisë së Shtetit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e cilëson situatën mjaft emergjente duke kërkuar koordinim dhe reagim të shpejtë pasi zjarret sipas ministrisë së mbrojtjes janë të qëllimshme.

“Të merren masa për zbulimin e autorëve të zjarreve, qofshin ato me dashje apo dhe nga pakujdesia. Zjarrvënësit të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Penal.

Zjarret kanë krijuar situata emergjente, duhet bashkërendim dhe koordinim strukturash. Merrni masa të plota për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve nga zjarret”.

Në vetëm dy muaj në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar mbi 100 vatra zjarri dhe jo në të gjitha rastet janë zbuluar autorët.

SHKARKO APP