Mbushet viti nga vrasja mafioze e Artan Santos.Vrasesit të lirë.

 

Akoma asnje i arrestuar per vrasjen e Santos.  Një vit nga vrasja e bankierit Artan Santo, ngjarja vazhdon të jetë rrethuar me shumë mistere. Zyrtarisht nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen në zonën e ish-Bllokut, që tronditi mbarë opinionin publik. Pak ditë pas ngjarjes policia shoqëroi dy të rinj nga zona e Fushë-Krujës, por që u liruan më pas nga gjykata për mungesë provash. Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me një motocikletë. Mbi 200 persona janë marrë në pyetje nga prokuroria për këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit. Artan Santo u vra te hyrja e bankës që kishte themeluar dhe drejtonte prej disa vitesh.

Nje veprim supermafioze ne mes te Tiranes dhe akoma asnje i ndaluar per kete vrasje. Kush e vrau Santon ?-mbetet pyetja publike, por mundet per ironi te fatit qe vrasesit te pijne kafe edhe sot ne mes te ish-Bllokut.  

SHKARKO APP