Mbyll sot mandatin, ish-deputetja: Respekt për Berishën, në krye të PD ka ecejake

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Arbjola Halimi, u la jashtë listave të Bashës në zgjedhjet e 25 qershorit. Teksa paraditen e sotme mbahej seanca e parë parlamentare e Kuvendit të ri të Shqipërisë, ajo ka reaguar me një shënim në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

Arbjola Halimi ka uruar kolegët për legjislaturën e re, si dhe ka falenderuar ish-kryeministrin Berisha, si njeriun që besoi te ajo. Por ish-deputetja nuk thotë asnjë fjalë për Bashën, ndërsa tregon se si do të vijojë më tej angazhimi i saj.

POSTIMI I ARBJOLA HALIMIT

Te nderuar Miq dhe Demokrate. Ne keto ore te mbarimit te mandatit dhe fillimit te legjislatures se re parlamentare, deshiroj ti uroj suksese kolegeve te mi qe me kane lene mbresa dhe te tjereve qe kane perpara sfiden opozitare. Perpos ecejakeve ne krye te Partise Demokratike ne keto kater vite, ne mbetemi demokrate dhe shpirti yne eshte aty.

Uroj qe Partia Demokratike te mbetet plebishtare opozitare ne keto 4 vite. Gezoj respekt te pakufij per njeriun qe me zgjodhi, besoi tek une dhe kishte si parim te zgjedhjes se bashkepunetoreve te tij virtytin dhe vlerat. Respekt te pafundem per Prof. Dr. Sali Berishen.

Swiss Digital Desktop Reklama

I uroj jete te gjate e vetem gezime. Uroj te mos ja tjetersojne meritat! I uroj shendet e vetem te mira! Nje falenderim te vecante e kam per elektoratin dhe te gjithe anetaresine e demokrateve. I jam mirenjohese gjithnje. U them se, pavaresisht veshtiresive te mos e braktisin Partine Demokratike dhe misionin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo eshte partia e lirise, vlerave dhe shpirtit antikomunist. Per kureshtaret qe me kane pyetur keto dite: Do te kthehem ne universitet dhe do ti rikthehem klinikes se psikologjise. Ju pershendes te gjitheve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?