Mbyllen 12 gurore e 26 furra gëlqereje në Krujë, Klosi përplaset me pronarët

Vazhdon aksioni i IKMT për mbylljen e guroreve në malin e Krujës. Sipas raportimeve sot janë mbyllur 12 gurore dhe 26 furra gëlqerore por aksioni është shoqëruar me përplasje mes ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, kreut të IKMT Dallëndyshe Bici dhe dy pronarëve të këtyre subjekteve që kanë qenë sigurisht kundër mbylljes së tyre.

Në aksionin e IKMT ka qenë e pranishme edhe policia.
“Guroret do të spostohen, nuk ka shanse që të vazhdohet ky aktivitet. Është zonë e mbrojtur, zonë turistike. Duhet të kuptoni që kjo do mbyllet. Aplikoni për leje në ministrinë e Energjetikës për t’u vendosur në një vend tjetër”, u tha Klosi pronarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Mbyllen 12 gurore në Krujë, Klosi përplaset me pronarët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?