Mbyllen 3 mijë sallone bastesh sportive

Kompanitë e basteve kanë nisur zhvendosjen e aktivitetit drejt Kosovës dhe Maqedonisë, ku ende ky biznes cilësohet i ligjshëm. Kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti, pohon se shumë kompani shqiptare kanë pasur aktivitet në Kosovë e Maqedoni. Sa i përketë shtimit të pikave, Shyti e cilësoi politikë individuale të kompanive.

Teksa ka edhe më shumë se një muaj afat për mbylljen e të gjitha pikave, mësohet se rreth 70 përqin e tyre kanë ndërprerë aktivitetin, duke mbyllur pranë QKR-së NIPTET sekondare të salloneve. Sipas Shytit, deri më sot në të gjithë vendin numërohen rreth 3 mijë sallone të mbyllura.

Me një ligj të posaçëm, qeveria vendosi që nga 1 janari të mbyllen të gjitha pikat e basteve sportive në Shqipëri, lotarive të tjera dhe kazinove elektornike në zonat e banuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?