Mbyllen 41 degë, Malaj: Universitetet në rrezik
Ish-ministrja e Arsimit, Nora Malaj me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me mbylljen e 41 degëve mësimore në universitetet rajonale publike shqiptare. Sipas Malajt, universitetet janë në rrezik, teksa ka shtuar se në universitetet publike janë 7 mijë kuota të lira, ndërkohë që vetëm një javë përpara nisjes së sezonit të ri mësimor, gjendja është në një kaos të vërtetë.
Postimi i plotë
Sa më pak të ditur, aq më shumë të nënshtruar. Pamja që na shfaqet sot një javë para fillimit të vitit akademik universitar është e frikshme! Mbi 41 degë mbyllen në universitete rajonale publike shqiptare!
Dega e infermjerisë është trendy i viti! Kjo vetëm se të rinjtë të ardhmen e shohin jashtë për të jetuar! Nga ana tjetër matematika, fizika, kimia, mësuesisa, gjuhët e huaja, historia, urtikultura dhe një sërë degësh në Universitete në Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Shkodër po mbyllen.
7000 kuota të lira në Universitete Publike dhe një kaos i vërtetë! Mungon një politikë e dedikuar, mungon transparencë dhe sot të rinjtë ngelen në mëshirë të fatit! Situatë alarmante, e cila tregon se qeveria nuk funksionin më!
Jemi përballë një katastrofe në drejtim të formimit të kapitalit human! Nëse nuk merren masat, e ardhmja jonë do të jetë në duar të analfabetëve funksional. Univeriteti sot është në rrezik!
KOHA JONË SONDAZH

