Mbyllen 5 fakultete dhe 87 degë studimi, shkaku kryesor kriteri i mesatares
“Qëndresa Qytetare” ka publikuar sot analizën paraprake të procesit të pranimeve dhe gjëndjes së universiteteve publike në Shqipëri. Sipas të dhënave të grumbulluara nga burime zyrtare, 5 Fakultete dhe 87 degë studimi në rrethe rrezikojnë të mbyllen për shkak të mosplotësimit me numrin minimal të studentëve (10 studentë) dhe 50 % e kapaciteteve pritëse të universiteteve publike dhe private ngelen të paplotësuara.
Sipas studimit të “Qëndresa Qytetare” shkaku kryesor i braktisjes së universiteteve nga studentët që preferojnë të ndjekin arsimin e lartë në vend janë politikat e gabuara qeveritare, si VKM për kriterin e mesatares (6.5 për të gjitha degët dhe 7.5 për degët e mësuesisë) që pengon aksesin në arsim si në asnjë vend tjetër të BE. MASR penalizoi maturantët e painformuar që në vitin e pare, për rritjen e mesatares duke cënuar të drejtën e tyre për arsim. Prej 13 vjetësh rregullat e Maturës Shtetërore ndryshojnë sistematiksiht duke sjellë paqëndrueshmëri dhe cënim të meritës dhe preferencës së kandidatëve për universitete.
Ndërkohë që raundi i dyte dhe i trete nuk sjellin ndryshime numerike te medha ne plotesimin e degeve te studimit me studente te rinj. Keto raunde i sherbejne studenteve te mire per te kapercyer ne dege studimi me preference me te larte, por perseri ata do te lene bosh pozicionet e tyre aktuale ku do te çregjistrohen ose ata qe kane tentuar te studiojne jashte dhe e drejta e studimit nuk u eshte miratuar.
Qëndresa Qytetare thekson faktin se Ministria e Arsimit dhe politikat qeveritare të gabuara kanë prodhuar këtë situatë. Prej kohës kur është ndërmarrë reforma në arsim nuk është hartuar asnjë strategji kombëtare për zhvillimin e programeve të studimit dhe kërkimit shkencor, ligji është zbatuar keq dhe paratë e universiteteve të menaxhuara nga Bordet e Administrimit te qeverisë kanë shkuar për luks dhe jo p[ër kërkim shkencor.
Nga ana tjetër drejtuesit e universiteteve publike prej vitesh nuk aktivizojne zyrat e tyre te marketingut pavaresisht se shpenzojne per pagat e stafeve në zyrat e marrëdhënieve me publikun, lejojnë korrupsionin pedagog – student dhe format e tjera të favorizimit dhe nuk kanë bërë asnjë përpjekje në vite për ndërlidhjen e tregut të punës me programet e studimit.
Kjo situatë, ku arsimin vendas e rregullon tregu ndërkombëtar i punës dhe aksesi në studime ndalohet me VKM përkon më një axhendë kombëtare kundër arsimit të popullates, në një kohë kur Shqipëria ka % më të ulët të popullsisë me arsim të lartë në Europë.
Qëndresa Qytetare i bën thirrje Ministres së Arsimit dhe Qeverisë të shfquziojë menjëherë kriterin e mesatares dhe të nisë punën për ndërtimin e një strategjie kombëtare për arsimin e lartë.
KOHA JONË SONDAZH

