Mbyllen 77 kopshte të palicencuara, Malaj: Aksion kontrolli kombëtar
Është mbledhur sot task-forca për kontrollin e kopshteve private dhe publike.
Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj është shprehur se do të ketë një aksion mbarëkombëtar për të shpalosur platformat e tyre.
‘’Janë evidentuar problematika dhe janë mbyllur 77 kopshte të palicensuara’’, ka deklaruar Malaj.
Ajo ka thënë gjithashtu se ministria e Arsimit ka statistikat e inspektimit të kopshteve shtetërore dhe private.
“Task-forca do të kontrollojë në të gjitha kopshtet licensimin e tyre, kontatat e punës të punonjësve”, ka deklaruar më tej Malaj.
KOHA JONË SONDAZH

