Mbyllen shkollat, Greqia merr masa të reja në lutën me koronavirusin

Qeveria greke ka njoftuar se do të mbyllë shkollat deri në 7 janar. Kjo masë vjen për të përballuar dhe ulur rastet me koronavirus.

Në një komunikim për mediat, zdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas thotë se deri në këtë datë do të qëndrojnë të mbyllura edhe restorantet, vendet e argëtimit, gjykatat, pistat e skive apo edhe aktivitete të tjera sportive.

“Kthimi duhet të bëhet gradualisht dhe në mënyrë të sigurt. Ne po shpallim zonat që nuk do të jenë të hapura: Shkollat, restorantet, argëtimet, sportet janë të mbyllura deri më 7 janar. Ekziston ende një ndalim i qarkullimit nga qarku në qark dhe lëvizjet gjatë natës. Ata që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ”, tha zedhenesi i qeverise greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se vaksinimi pritet të fillojë në Greqi në fillim të Janarit 2021, ndërsa zhvillimet dhe vendimet e fundit do të raportohen më hollësisht në një intervistë të gjerë sot në mbrëmje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?