Mbyllen votimet në Kosovë, Begaj: Qytetarët shprehen vullnetin e lire me votë!
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas mbylljes së votimeve në Kosovë për zgjedhjet parlamentare. Begaj uron që qeveria e dalë nga këto zgjedhje të vijojë punët e mira për zhvillimin e vendit.
”Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, shkruan Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

