FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Torino merr fitore të rëndësishme, Ismali shkëlqen me asist, Asllani e shikon nga stoli

Torino ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës, duke triumfuar me rezultatin 3-0

Nga minuta e parë në fushë ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili jo vetëm që luajti deri në fund, por edhe shkëlqeu në minutën e 90+1

Ismajli kuptoi lëvizjen e sulmuesit Alieu Njie dhe nga thellësia “shpiku” një krosim fantastik që përfundoi si asist për golin e fundit të takimit

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave të Flashscore, mbrojtësi shqiptar mori notën më të lartë në ndeshje, 8.2

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, sulmuesi tjetër shqiptar, Asllani, qëndroi në stol gjatë gjithë takimit dhe nuk mori pjesë në fushë

Ky sukses i Torino-s forcon pozitën e skuadrës në renditjen e Serie A dhe vlen si një nxitje morale për lojtarët, veçanërisht për Ismajlin që vazhdon të tregojë formë të lartë në këtë sezon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?