Mbyllet aeroporti i Rinasit, anulohen të gjitha fluturimet
Aeroporti i vetëm në Shqipëri është mbyllur. Ky vendim vjen pasi ka mungesë të stafit në Rinas. Pritet që të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh, kjo deri ditën e nesërme në orën 10:00. Vendimi u morr pas dështimit të marrëveshjes mes Ministres së Transporti Balluku dhe punonjësve të Albcontrollit, për rritjen e pagës.
Ata njoftuan të martën se për shkak të situatës së krijuar nga rënia e të ardhurave nuk do të punojnë sot. Ministrja njoftoi se qeveria nuk ka asnjë lidhje me pagat e punonjësve të Albcontrollit. Pagat e tyre kanë rënë si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroport për shkak të pandemisë, sqaroi Balluku.
Mësohet se edhe te mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të bërë të ditur nëse qielli është i lirë për avionët apo jo.
Stafi doli këtë të mërkurë në protestë. Punonjësit e ”Albcontrol” dolën në protestë, duke kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit plotësimin e disa pikave të tyre lidhur me kushtet e punës.