”Mbyllet” burgu i Drenovës
Siguria ndaj mospërhapjes së koronavirusit është krijuar edhe në burgje, duke pezulluar të gjitha takimet e të dënuarve me familjarët e tyre. Drejtoria e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, është duke instaluar video projektor që familjarët të kenë mundësinë të komunikojnë me të afërmit e tyre të burgosur. Në kushtet kur është e ndaluar kategorikisht takimi i familjarëve me të burgosurit në një urdhër të drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve takimet do të bëhen sipas nje forme të re. Krijimi i sallave në burgun e Drenovës do të jetë mundësia e vetme e takimit të të burgosurve me familjarët e tyre në bazë të video-projektorëve.