Mbyllet klasa në gjimnazin e Memaliajt, 7 nxënës me Covid-19

Covid-19 prek 7 gjimnazistë në Memaliaj.

Burime për Ora News konfirmojnë infektimin e një nxënësi një javë më parë, i cili u konfirmua edhe pas bëri testin PCR.

Në të tilla kushte tamponi i’u është bërë edhe kontakteve të tij në klasë ku shumica kanë rezultuar të infektuar.

Kjo ka çuar në mbylljen e klasës së 11 në këtë gjimnaz, vendim ky që do të jetë në fuqi deri në shërimin e plotë të gjimnazistëve.

Mbetet për tu mësuar nëse ka të infektuar edhe nga stafi i mësuesve.

SHKARKO APP