Mbyllet mosbindja civile, Berisha: Do të shkoj në spital të shoh Gjekmarkajn

Sali Berisha duke folur nga sheshi “Wilson” në mbyllje të mosbindjes civile, dënoi atë që e quajti akt dhune ndaj deputetit Agron Gjekmarkaj në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

“Tirana nuk ka qenë asnjëherë si sot e lirë në duart tuaja. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e përdorur nga narkobanditë me uniformë të udhëruar nga Edi Rama ndaj Gjekmarkajt, nënkryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të PD-së, Gazment Bardhi. Këto akte i marrim personale.

Ftoj demokratët t’i gjuajnë kudo që t’i shohin këta kriminelë të qeverisë me vezë dhe domate në çdo rast. Kjo kërkon që sapo t’ia u shihni makinat, breshëri vezësh dhe domatesh. Duhet të marrin përgjigjen që meritojnë. Të godasësh një deputet është urdhër nga Edi Rama. Gazment Bardhin e urren Rama se po i dërgon vëllain në burg. Edhe sot ishte një ditë triumfi, ditë në të cilën ne u dëshmuam të pamposhtur”, deklaroi Sali Berisha.

SHKARKO APP